Qumështi është ushqimi që e zbulojmë që në fëmijrinë e hershme dhe na shoqëron gjatë gjith jetës.

Është I pasuruar me protein, minerale dhe vitamina që janë shumë të rëndësishme për trupin tonë.

Qumështi I lopës përmban: ujë (86 – 89 %), yndyrna ( 3.2 – 5.5 %), protein (2.6 -4.2 %), minerale (0.6 – 0.8% ).

Përvec këtyre komponenteve, qumështi përmban edhe vitamina.

VITAMINAT

Vitaminet janë poashtu të rëndesishme për një dietë të balansuar. Në të shumtën e rasteve vitaminet nuk mund ti prodhoj trupi I njeriut, kështu që duhet të meren përmes ushqimit dhe qumështi është një burim I rëndesishëm vitaminash. Qumështi përmban këto vitamina : A, D, E, K, B1, B2, B3, B5, B6, B12 dhe vitamina C.

Vitamin Njësia matëse Sasia SDR
Vitamin A μg 35 800-100
Vitamin D μg 0.074 20
Vitamin E mg 0.14 12-15
Vitamin K μg 0.36 60-80
Vitamin B1 μg 37 1000-1300
Vitamin B2 μg 180 1200-1500
Vitamin B6 μg 39 1200-1500
Vitamin B12 μg 0.42 3
Niacin mg 0.09 13-17
Pantothenic Acid μg 350 6000
Folic Acid μg 6.7 400
Biotin μg 3.5 30-60
Vitamin C mg 1.7 100

PROTEINA DHE YNDYRNA

Proteinat janë shumë të rëndësishme për trupin e njeriut, për të pasur një dietë të shëndetshme dhe vecanërisht për muskujt. Prej tyre trupi prodhon shumë substance tjera të cilat janë esenciale për funksionim të trupit. Proteina e qumështit përmban të gjitha  amino acidet esenciale prej të cilave trupi mund të prodhoj proteinat që I duhen.

Yndyrnat poashtu janë  të rëndësishme për një diet të balansuar. Yndyrnat e qumështit përmbajnë acide yndyrore të cilat nuk mund ti prodhoj vet organizmi I njeriut por që mund ti mar vetëm përmes ushqimit. Yndyrnat në trup I mbrojnë organet dhe e ruajn energjinë

MINERALET

Trupi I njeriut mund të prodhoj disa vitamine, por minerale nuk mund ti prodhoj.Ne duhet ti marim ato përmes ushqimit dhe qumështi është një burim I mirë I mineraleve.

100 g e qumështit të lopës përmban këto materiale:

Minerali Njësia matëse Sasia SDR
Kalcium mg 120 1000
Magnezium mg 0.074 12
Hekur mg 0.046 10
Bakër mg 0.01 1-1.5
Zink mg 0.38 7-10
Magnez μg 2.5 2000-5000
Kalium μg 157 2000
Selen μg 1.3 30-70
Fosfor mg 92 700
Jod μg 2.7 180-200
Krom μg 2.5 30-100
Molibden μg 4.2 50-100
Flouri μg 17 3100-3800
Klor mg 102 830
SDR – Sasia ditore e rekomanduar

Pra, qumështi është burim I mirë I kalciumit,magnezit, fosforit, kaliumit, selenit dhe zinkut. Kombinimi I këtyre gjashtë mineraleve luan rol të rëndësishëm në trupin tonë :

            Kalciumi ndihmon për rritjen e eshtrave dhe dhëmbëve të shëndoshë, ka dhe efekt pozitiv tek muskujt, sistemi nervorë dhe qarkullimi I gjakut.

            Magnezi ndihmon sistemin nervorë dhe bën relaksimin e muskujve

            Fosfori ndihmon eshtrat,dhëmbët dhe funksionim më të mirë të zemrës

            Kaliumi ndihmon impulset nervore, normalizon shtypjen e gjakut

            Seleni simulon metabolizmin

            Zinku ndihmon trupin për prodhim të proteins dhe insulines.

 

Vetëm me dy gota qumësht në ditë ,ne konsumojmë një numër të madh të mineraleve dhe vitaminave që janë shumë të rëndesishme për shëndetin tonë dhe funksionim normal të trupit, që rënde mund ti marim me ushqime tjera.